Llabunishti paralajmëron protestë

Banorët e Llabunishtit paralajmërojnë nisjen e protestave të zemëruar që autoritetet mbeten të shurdhër ndaj kërkesave të tyre për të zgjidhur problemin me guroret e shumta që funksionojnë në fshatin e tyre.

Ata thonë se funksionimi i guroreve në afërsi të fshatit është me pasoja të mëdha për shëndetin e llabunishtarëve, ndërsa për autoritetet thonë se nuk po bëjnë sa duhet për këtë shqetësim të tyre.

Në Llabunishtë funksionojnë  tre gurore, nga të cilat vetëm një është me koncesion, kurse për dy të tjerat procedura është në vazhdim. Llabunishtarët edhe herë të tjera kanë protestuar për këtë shqetësim por pa rezultat./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button