Irani përgënjeshtron pretendimet se “avioni i pasagjerëve është rrëzuar me raketë”

Kreu i Qendrës së Informacionit dhe Komunikimit pranë Ministrisë së Transportit dhe Urbanizimit, Kasim Binyaz, përgënjeshtroi pretendimet se avioni i rrëzuar në Teheran është “qëlluar me raketë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biniyaz, në deklaratën për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA, tha se avioni i llojit Boeing 737 të linjës ajrore ndërkombëtare të Ukrainës është rrëzuar për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në motorin e avionit.

Ai përgënjeshtroi pretendimet rreth asaj se avioni është rrëzuar si pasojë e sulmit raketor.

“Të ishte qëlluar me raketë avioni do të shpërthente në ajër, por incidenti ndodhi pasi motori u përfshi nga flakë dhe mossuksesin e pilotit për ta kontrolluar”, tha Biniyaz.

Ndërkohë, kreu i Agjencisë së Ndihmës Humanitare të Iranit, Pir Husein Kulivend, tha se 147 persona në avionin e rrëzuar kanë qenë shtetas iranianë, ndërsa të tjerët ishin shtetas të vendeve të tjera.

Drejtori për Menaxhimin e Krizave të Teheranit, Mansur Darajati, tha se është gjetur kutia e zezë e avionit dhe i është dorëzuar forcave të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button