Qeveria do ti ndal serialet turke, do të stimulojë ato maqedonase

Lajme të këqia për të gjithë dashamirët e serialeve turke. Portalb merr vesh se ministri për shoqëri informatike Ivo Ivanovski me ligj planifikon të ndalojë këto seriale ndërsa në vend të tyre do të stimulohen ato maqedonase.

Ai ka thënë sot se të mjaftueshme kanë qenë 500 vite të sundimit osman mbi vendin tonë dhe në vend të serialeve turke që shfaqen në televizionet tonë do të stimulohen ato maqedonase, shkruan TVPaket, transmeton Portalb.

“Së shpejti do të fillojmë me debate publike në lidhje me Ligjin e ri për medie i cili parashikon rregullativa të reja. Me këto rregulativa do të ndalohen, për fat të keq të gjinisë më të butë, një pjesë e serialeve turke të cilat na dalin para syve sa herë që kyçim televizorin, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për Ifet, Ezel, 1001 natë ose Sulltan Suljemanin.  Do të kërkohet që 30 përqind e emetimeve në orët kyçe nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20 e mbrëmjes të jetë me produkte maqedonase. 40 përqind në vitin 2014, madje 50 përqind në vitin 2015. Me këtë do të stimulohet produksioni maqedonas” tha ministri Ivo Ivanovski.

Cilat produkte për minsitrin Ivanovski janë Maqedonase? Maqedonia është shtet multietnik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button