Pentagoni është distancuar nga Trampi për sulme eventuale ndaj objekteve kulturore iraniane
Pentagoni distancohet nga kërcënimet e presidentit Donald Tramp se do të bombardojë objekte iraniane kulturore pavarësisht nga ndalesa ndërkombëtare për sulme të tilla. Ministri i Mbrojtjes Mark Esper deklaroi se SHBA-ja do t’i respektojë ligjet për konflikte të armatosura, shkruan Mia.mk, transmeton Portalb.mk.
Pentagoni distancohet nga kërcënimet e presidentit Donald Tramp se do të bombardojë objekte iraniane kulturore pavarësisht nga ndalesa ndërkombëtare për sulme të tilla.
Ministri i Mbrojtjes Mark Esper deklaroi se SHBA-ja do t’i respektojë ligjet për konflikte të armatosura.
Në pyetjen nëse kjo përjashton bombardim të objekteve kulturore, Esper u përgjigj: Të tilla janë ligjet për konflikte të armatosura.
Qëndrimet e ndryshme mes presidentit të SHBA-së dhe të shefit të Pentagonit janë në një moment të rritjes së tensioneve me Teheranit pas sulmit ajror në të cilin u vra gjenerali iranian Kasëm Sulejmani. Trampi dy herë paralajmëroi se do të sulmojë objekte kulturore iraniane nëse Teherani kryen sulme ndaj SHBA-së.
Në pajtim me Konventën e Hagës nga viti 1954, shtetet duhet të “ndërmarrim çdo masa të mundshme” për mbrojtjen e objekteve kulturore dhe duhet të përmbahen nga “çfarë do aksione armiqësore ndaj objekteve të tilla”.