Papulas: S’ka as NATO as BE pa emër të ri për Maqedoninë

Karolos Papulas, president i Greqisë, në darkën solemne me presidentin serb Tomisllav Nikoliq, akuzoi Qeverinë e Maqedonisë se ka monopolizuar shtetin, lajmëroi televizioni Kanal 5.

Ai porositi se pa zgjidhje të emrit nuk do të ketë hyrje për Maqedoninë as në NATO as në BE. Papulas e kritikoi Qeverinë e Maqedonisë për shkak se nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj propozimit të Greqisë për nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim.

“Nuk do ta pranojmë krimin e Shkupit, i cili si shtet dhe si nacionalitet është pjesë e rajonit gjeografik që quhet Maqedoni, e që vetëparaqitet si me qenë i tyre. E quajnë shtetin Maqedoni, ndërsa nacionalitetin dhe gjuhën maqedonase, meqë me ndihmë të këtyre emrave tentojnë të regjistrojnë hipoteka për Maqedoninë në tërësi. Dua të jem i qartë, nuk do të japim pëlqimin tonë nëse nuk gjendet zgjidhje e pranueshme e përbashkët për një emër përfundimtar për të gjitha përdorimet, që shpreh realitetin”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button