Holanda kundër dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë

Holanda kushtëzon dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë pasi vëren probleme në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare të vitit 2013. 

“Komisioni rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat kur të arrijë edhe disa ligje. Kabineti kundërshton, këtu Komisioni tejkalon vetveten. Shqipëria, ashtu si dhe të tjera vende me një perspektivë anëtarësimi, duhet të tregojë më shumë përsa i përket reformës në drejtësi, trajtimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Duhet historik rezultatesh!”, – thuhet mes të tjerash në këtë raport, qe u zbulua nga Top Channel./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button