Fyle: Tensionet ndëretnike në Maqedoni janë rezultat i mosantarësimit në BE

Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka theksuar se Maqedonia vitin e ardhshëm mund të fillojë negociatat për afrim drejt BE-së edhe pa zgjidhur kontestin shumëvjeçar me Greqinë. 

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se nga Shkupi dhe Athina vijnë sinjale pozitive që tregojnë se zgjidhja e kontestit të emrit mund të pasojë me fillimin e negociatave për anëtarësim, dhe të mos ketë parakushte për fillimin e tyre. 

Sipas tij, mbajtja e pafund e Maqedonisë duke pritur BE-në, krijon rrezikun e paraqitjes së tensioneve ndëretnike. 

“Besoj fuqishëm se në fazën e mëvonshme të negociatave mund të krijohet një impuls i domosdoshëm jo vetëm për negociata për problemin e emrit, por edhe për zgjidhjen përfundimtare të tij. Komisioni Evropian shumë qartë ka bërë të ditur se në rast se nuk zgjidhet kontesti i emrit në fazën e mëvonshme atëherë mund të vij deri tek bllokimi i negociatave për anëtarësim dhe në rast të fundit edhe tek ndërprerja e procesit të negociatave”, ka theksuar Fyle./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button