CIA, largohet drejtori, kishte lidhje jashtëmartesore

Drejtori i CIA-s, David Petraeus paraqiti sot dorëheqjen në këtë funksion, duke i dërguar letër presidentit Obama në të cilën pohon se nuk është i denjë për atë funksion pasi ka pasur aferë jashtëmartesore.

Petraeus ka shkruar në letër se sjellja e tij ka qenë e papranueshme për liderin e një  organizate siç është shërbimi informativ amerikan. 

Mediet amerikane njoftuan se Obama ka vendosur të pranojë dorëheqjen e këtij gjenerali. 

Para fillimit të detyrës së drejtorit të CIA-s, Petraeus ishte komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan (në foto Petraeus, me bashkëshorten e tij, duke dhënë betimin para nënpresidentit Biden).  

Në postin e drejtorit të CIA-s i kaloi mbi 12 muaj, kurse karriera e tij ushtarake ka zgjatur plot 37 vjet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button