Prilep, nënë e bir shpërndanin drogë

Policia në Prilep ngriti kallëzime penale kundër 21 vjeçarit M.R dhe nënës së tij 46 vjeçare M.R për shkak të prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike.

Më datën 6 të këtij muaji, është bastisur shtëpia e dy të akuzuarve, ku janë gjetur 33 gramë drogë narkotike “marihuanë”, ndërsa tek një banor tjetër i Prilepit policia gjeti 2 gramë marihuanë ku personi në fjalë e kishte marë nga nëna dhe biri i saj.

Gjykatësi hetues u caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button