DKSH, Luran Ahmeti rrëmbeu çmimin aktori më i mirë

Luran Ahmeti, aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, nga festivali tradicional Ditët e Komedisë Shqiptare që u mbajt në Preshevë, u nda me çmimin aktori më  i mirë.

Ahmeti nga ana e jurisë profesionale u vlerësua për lojë aktoreske, për ritëm të theksuar, temperamentin  dhe impaktin me publikun në shfaqjen “Paraja” nga Rej Kuni, në regji të Ilir Bokshit.

Në festival kanë marrë pjesë edhe teatror nga Kosova e Shqipëria. Çmimin e publikut e fitoi shfaqja ‘Harroje dashurinë” interpretuar nga Teatri Kombëtar i Komedisë të Tiranës, ndërkaq juria ndau çmim special për shfaqjen e Teatrit Dodona “Këngëtarja tullace”;  çmimin për regji më të mirë e mori Burbuqe Berisha për shfaqjen “Darka private” e teatrit “Istref Begolli” të Pejës.

Ndryshe festivali u mbajt nga data 31 tetor deri më 7 nëntor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button