Tetovari në shtëpi paketonte drogë

Policia e Tetovës ka zbuluar se në shtëpinë e tij 54 vjeçari Nashid.B. nga Tetova paketonte drogën. Ai më pas është arrestuar.

Në bazë të informatave paraprake, policia ka kryer kontroll në shtëpinë ku ishte krijuar reparti në të cilin i arrestuari bënte paketimin e drogës për shitje. 

Në shtëpinë e të arrestuarit policia ka gjetur 3 paketa me pluhur të cilat janë dërguar për analizë për tu vërtetuar nëse bëhet fjalë për heroinë.

Janë gjetur edhe peshore digjitale, tableta, si dhe foli alumini dhe qese ziper të zbrazura të cilat dilerët i përdorin për paketimin e drogës. 

I arrestuari edhe më parë ka qenë i njohur nga ana e policisë për veprat të ndryshme të rënda.

Lajme të ngjashme

Back to top button