Roli i gruas në 100 vite pavarësi, konferencë në Çair

Nesër në Komunën e Çairit në  ora 10:00 do të mbahet konferenca mbarëkombëtare e gruas, organizuar nga fondacioni kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” – nga Shqipëria me temë “Roli dhe kontributi i  gruas në 100 vite pavarësi”.
         
Në këtë Konferencë do te jenë të pranishme zonjat më elitare nga trojet shqiptare si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe Mali i zi. Emra të mëdhenj nga fusha e kinematografisë, sektorit joqeveritar, jetës  politike, si dhe shumë mysafir tjerë nga  institucione të  ndryshme të  vendit.

Kjo konferencë mbahet në kuadër të aktiviteteve për  shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe e njëjta do të shoqërohet me pika të shumta kulturore dhe artistike. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button