Shqipëria, votohet amnistia e pavarësisë

Mazhoranca rrëzoi në Kuvend kërkesen e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes.

Deputetët e Partisë Socialiste kishin depozituar kërkesën për hetimin e veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Ushtrisë pasi sipas tyre kjo strukturë nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes ka përgjuar në mënyrë të paligjshme deputetët e opozites dhe trupen diplomatike në Tiranë, përmes një aparature që PS thotë se ka të dhëna se është blerë po ashtu në kundërshtim me ligjin. 

Por objekti i hetimit i lexuar nga deputeti i Komisionit te Sigurise Pirro Lutaj u kundeshtua nga demokratet. Sipas tyre, kerkesa paraqet pasaktesi ne formulim, duke bere me 65 vota kunder mazhoranca te kundeshtoje hetimin parlamentar te Ministrise se Mbrojtjes.  

Rrezimi i kesaj kerkese ne kuvend, vjen ne nje kohe kur me heret ishte vete mazhoranca qe i sugjeroi opozites te kerkonte Komision hetimor ne kuvend, pas refuzimit te mbikëqyrjes parlamentare nga Ministria e Mbrojtjes. 

Pavaresisht kesaj, opozita ka dhene voten pro per projektligjin e amnistise ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise.

Megjithe kartonin pro te PS, kjo e fundit shprehu shqetesimin per perfitim nga falja e pergjithshme qe po aplikon qeveria per nje sere kategorish te te denuarve, edhe te akuzuarit e procesit te Gerdecit. Por ministri Halimi hodhi poshte nje mundesi te tille dhe çdo mundesi abuzimi me faljen./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button