Policia e kërkon anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Teofilovski, 5 të tjerë në Komunën e Tetovës janë arrestuar

Me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, pesë punonjës të Komunës së Tetovës janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa Departamenti për krim të organizuar në MPB po e kërkon anëtarin e Këshillit gjyqësor Zoran Teofillovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas burimeve të Portalb, personat e arrestuar janë, K.I., I.K, I.R.

Zoran Teofillovski

“Është e vërtetë që pesë persona nga komuna e Tetovës janë arrestuar këtë mëngjes, ndërsa policia ende nuk mund ta  gjejë edhe një person. Kërkimi për personin e gjashtë për të cilin është lëshuar urdhër hetimi vazhdon. Bëhet fjalë për legalizim të paligjshëm dhe privatizim të tokës tërheqëse “, tha për SDK, Villma Ruskovska.

Prokuroria ka zhvilluar hetim paraprak për rreth një vit. Përveç pesë të arrestuarve, katër të tjerë janë nën hetim, ndërsa Teofillovski dhe nëntë persona po ndiqen penalisht për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për tokë tërheqëse të fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe legalizim të paligjshëm në lidhje me ish-Shoqatën e Tenisit në Luboten Tetovë, ish presidenti i së cilës është anëtar i Këshillit gjyqësor. Dyshohet se objekti është në pronësi të gjykatësit Teofillovski nën emër tjetër. Ai është dhëndër i ish-kryetares së Këshillit gjyqësor Aleksandra Zafirovska, e njohur nga bombat për bashkëpunimin e tij me Gruevskin gjatë zgjedhjeve të gjyqtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button