Çdo zgjedhje VMRO-DPMNE aktualizon rrëzimin e Kinger-it!

Prokuroria boshnjake nën trysni të institucioneve maqedonase, tashmë ka hapur edhe një hetim për rrëzimin e Kinger-it të Boris Trajkovski.

Portali Ohridsky mëson se derisa zgjat kjo procedurë, në vende sekrete dhe në shtëpitë mediale, tashmë më urdhër të partisë në pushtet është duke u përpiluar material special parazgjedhor lidhur me rrëzimin e avionit. Ky portal informon se VMRO-DPMNE nuk ka pasur ide se si të paraqiten kundër LSDM-së në zgjedhje përveç me hapjen e kësaj teme dhe akuzimin e drejtpërdrejt të Cërvenkovskit.

Nga Sarajeva ka informata se zyrtarë të lartë kanë vizituar institucionet boshnjake për të hapur hetim parazgjedhor. Portali në fjalë informon se ndonëse tërë materiali incizohet në shtëpi mediale, të cilat kanë marrë mjaft para nga tenderët e Qeverisë për reklama, ndërsa Siteli, Kanal 5 si dhe RTVM tashmë kanë marrë urdhëra për të përgatitur artikuj special për këtë material. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button