Kurti: Datën për formimin e qeverisë e përcakton LDK-ja, jo presidenti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka folur rreth dy ftesave që i ka dërguar atij presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Këto dy ftesa Kurti i kishte refuzuar me arsyetimin se ai nuk ndodhet në Prishtinës, transmeton REL.

Ai shtoi se datën për formimin e qeverisë e përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Presidenti e ka përcaktuar datën e seacën kosntituive, për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord konstatuam kuvendin, pra presidenti përcakton datën e konstituimit të kuvendit e jo të formimit të qeverisë, atë e përcakton tjetër kush, mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton LDK-ja e jo presidenti, pra këtu nuk duhet të ketë keqkuptime”, u shpreh Kurti.

Tutje kreu i Vetëvendosjes tha se do të ketë takime të vazhdueshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Takime do të ndodhin e me siguri që do të ketë edhe konsultime, unë do ta marrë mandatin. Ne të gjitha këto i bëjmë të ditura në kuadër të bisedimeve që bëjmë, ne kemi qëndrimin tonë, ata të tyre pasi edhe ne duam marrëveshje por edhe populli don marrëveshje”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button