DHP aftëson maturantët për sistemin tatimor

Drejtoria për të hyra publike edhe këtë vit do të mbajë mbi 500 orë mësimore për të  maturantët dhe studentët në të gjithë meritorin e Maqedonisë. 

“Qëllimi i këtyre orëve mësimore është që studentët dhe maturantët të kenë më shumë njohuri për tatimet, se si grumbullohen ata, si shpërndahen dhe si shfrytëzohen tatimet. Domethënë të marrin njohuri të përgjithshme mbi tatimet në Republikën Maqedonisë “ tha Agron Emini udhëheqës i sektorit për shërbime tatimore në drejtorinë për të hyra publike Tetovë.

Orë të këtilla mësimore  janë zhvilluaë edhe gjatë vitit shkollorë 2010-2011/2011-2012 dhe  të njëjtë do të mbahen edhe këtë vit pasi që ky projekt i përkrahur nga Ministria e arsimit, Ministria e kulturës dhe Byroja për zhvillimin e arsimit është duke treguar një sukses të madh te nxënësit studentët, thotë Emini. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button