OSBE: Nuk ka ndryshime në mandatin e misionit tonë në Shkup

Mandati i Misionit të OSBE-së në Shkup rinovohet njëherë në vit, në dhjetor dhe vetëm atëherë mund të bëhet ndonjë ndryshim, thuhet në deklaratën e Misionit.

“Për çdo vendim në lidhje me punën tonë ose në lidhje me të punësuarit tonë, është e nevojshme pajtueshmëri të 57 anëtarëve të OSBE-së. Në këtë moment, nuk ka asnjë ndryshim në mandatin tonë ose në fushëveprimin e Misionit”, tha ambasadorja Marijan Berec, një ndër shefat e misionit të OSBE-së në Shkup.

Ditë më parë në opinion dolën shkrime se ky mision po përforcohet për shkak të situatës me demokracinë e brishtë në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button