Policia ruse ka bastisur zyrën e opozitarit Navalny

Policia ruse në Moskë ka kryer bastisje në zyrat e aktivistit opozitarë dhe themeluesit të Fondit për Luftën kundër Korrupsionit. Alexei Navalny, transmeton Anadolu Agency (AA).

Navalny në Twitter shkroi se policia kreu bastijen për të penguar xhirimin dhe emetimin e programit “Navalny Live” në kanalin e internetit në YouTube.

Ai tha se episodi i tij i javës së kaluar u ndoq nga 1.4 milion njerëz dhe se kjo nuk i ka pëlqyer autoriteteve ruse.

Zyra dhe shtëpia e Navalny edhe më parë kanë qenë objekt i bastisjeve policore, ndërsa Ministria ruse e Drejtësisë ka vendosur opozitarin Navalny në listën e agjentëve të huaj në bazë të akuzës se Fondi për Luftën kundër Korrupsionit pranon donacione të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button