Në Gostivar prokuror publik maqedonas

Këshilli i prokurorëve publik ka zgjedhur sot Zoran Dimovskin si kryeprokuror publik për qytetin e Gostivarit. Edhe pse qytet me shumicë shqiptare, prokuror i lartë publik zgjidhet një maqedonas. 

Si rast më i freskët nga gjyqësori i dobët në këtë qytet ishte rasti i vrasjes së dy të rinjëve shqiptar nga një polic maqedonas, seanca gjyqësore për të cilën më në fund do të fillon të premten pas shumë prolongimeve.

Përveç për qytetin e Gostivarit, këshilli ka zgjedhur edhe pesë anëtarë të Prokurorisë Publike themelore për luftim kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mes të cilëve gjendet vetëm një shqiptar. Anëtarët e zgjedhur janë Vilma Ruskovska, Vllatko Georgievski, Desa Paunovska, Gordana Gjeshovska dhe Imran Osmani./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button