Përvojë dhe mësim për arsimtarët dhe edukatorët e RMV-së

Ate që pash, nga manifestimi që organizonin shkollat fillore dhe çerdhet, me rastin e festave të fundvitit, në qytetin e Ludwigsburgut- Gjermani, më impresionoi pa masë. Nga këndvështrimi im, si arsimtarë në pension dhe më përvojë dyzetë e dy vjeçare, vrejta shumë dallime me punën e arsimtarëve tanë dhe këtyre këtu në Ludwigsburg.

Nuk do të ndalem në sistemin e arsimit dhe plan-programeve shkollore, por do të ndalem vetëm me një segment të punës së arsimtarëve tanë dhe këtyre këtu.

Vërejta: përkushtimin, profesionalizmin, përgjegjësin dhe angazhimin kundrejtë një formalizmit tonë.

Ishte tradicionale të shënohen festat  e fund vitit, të Krishlindjeve dhe Vitit të Ri, ku përfshiheshin të gjitha shkollat fillore dhe çerdhet e qytetit me performansat më të mira të tyre nga sporti, ku vinte në shprehje kërcime ritmike dhe akrobatika. Kjo llojë çfaqeje ishte shumë interesante dhe shumë atraktive, si për nxënësit ashtu edhe për prindët dhe spektatorët tjerë. Kështu nuk ndodhën në qytetin tim, në Tetovën time, e kam fjalën për ngjarje me karakter të përgjithshëm, si bie fjala Festa e Abetares apo festat e fundvitit, të cilat fare nuk shënohen apo shënohen formalisht nëpër “birucat” klasat e shkollave., tani kur secila komunë apo vendëbanime tjera kanë  palestra sportive dhe pallate të kulturës.

Dikur, kur nuk kishim banga dhe lokale të përshtatëshme për mësim, kur kishim një drejtor dhe sekretar shkolle kundruell aktualitetit të sotëm të shërbimeve pedagogjike – psikologjike, inspektorëve dhe këshillëtarëve e mentorëve, suksesi nuk mungonte, ariheshin rezultate ta mira, kurse në kohën sodit, kur dominon digjitalizimi, kompjuterisika dhe interneti si dhe ekipe të tëra profesionale, me nga dy- tri drejtora e nëndrejtora, rezultatet janë tmerruese, si ç’ ishte rasti me rezultatet e PISA testimit, ku Maqedonia e Veriut rangohet andej nga fundi.

Pse të mos organizohet kështu, si këto, edhe te ne? Mendoj se arsimtarët i ikin angazhimit, punës, përgjegjësisë dhe sakrifikimit të kohës së tyre. Si zakonisht ndonjëherë nxënësit i përjellin ndonjë dramë apo  ndonjë koncert ku përveç argëtimit aspak nuk vjen në shprehje kreativiteti i vet nxënësve si ç‘ veprohet këtu. Në fillim kisha një dozë rezerve me sjelljen ligjit të  ri për shkollat fillore, që në ciklin e ulët, lëndën arsimit fizik e shëndetësor (sportin) ta mbanë bashkë me arsimtarin klasor edhe arsimtari arsimit fizik e shëndetësor, por dje, në ate manifestim e pash se çfarë roli  pozitiv mund të luaj arsimtari i kësaj lënde , përveç zhvillimit fizik të nxënësit (TRUP I SHËNDOSHË,  MENDJE E SHËNDOSHË), ai zhvillon, përveç kreativitetit edhe disa lloj shkathtësisë tjera, kuptohet, nëse punon sipas kërkesave programore, e jo vetëm t’ i del në ndihmë arsimtares së klasës sa  për t ia zvogëluar numrin e orëve të punës.

Me një fjalë, të flaket formaliteti dhe të funksionojë përkushtimi, serioziteti dhe angazhimi në punë, për të mirën e nxënësve. Në Maqedonin e Veriut në vitet e fundit vetëm eksperimentohet më kopjimin e programeve të disa shteteve, pa mos pas parasysh kushtet ekonomike të vendit tonë. Gjithmonë është vepruar, si ç’ thot populli: Në vend të niset nga themeli, këtu tek ne niset nga pullazi. Pa u pajisur dhe rregulluar infrastruktura e shkollave ( në aspektin hapsinor, teknik dhe me pajisje të duhura –adekuate). Pa i ndryshuar programet univerzitare  ashtu që t u përshtaten kërkesave programore, kohore dhe shoqërore të cilat janë në trend me kohën, fillojnë të implentojnë lloj- lloj proekte dhe programe të ndryshme. Studentët , arsimtarët e ardhshëm, të pregatiten me kohë gjatë studimeve e jo aftësimi i tyre të bëhet si është bë deri më tani, me disa orë trajnime disa ditore .

Mirë është bërë me ligjin e ri për angazhim të arsimtarit profesional në lëndën e   Arsimit  fizik e shëndetësor, unë jam i mendimit që lëndët e shkathtësive t’ i japin arsimtarë profesional,veçanërishtë lëndën e Arsimit muzikor, sepse për ate lënde përveç njohurive teorike duhet patur edhe talent dhe vesh për muzikë si dhe zë muzikal.

Pyes deri kur do të eksperimentohet dhe sorollatet nëpër labirinthet e programeve dhe kurikulave të shteteve tjera pa mos pas kapacitet për programe të avansuara autoktone. Përpilimi i plan-programeve të nis nga baza duke konsultuar persona që merren drejtë për së drejti me procesin edukativo- arsimor, e jo ato të përpilohen nëpër kabinete nga akademik të cilët kur nuk kanë prek REGJISTËR me dorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button