Kurti për “Mini-Shengenin”: Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë
Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një reagim në lidhje me nismën për mini shengenin ballkanik, transmeton OraNews.
Në një status në rrjetet sociale, Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga # Beogradi në # Tiranë kalon nëpër # Prishtinë . Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.