Muriqi shënoi përsëri kundër Beshiktarshit (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk di të ndalet në Superligën turke. Bomberi i përfaqësueses së Kosovës hipotekoi fitoren në derbin mes Fenerbahce dhe Besiktas, duke shënuar golin e triumfit 3-1, transmeton OraNews.

Ish sulmuesi i Teutës në Kategorinë Superiore ktheu në gol një krosim të hedhur tokazi nga Isla, për të vulosur rezultatin përfundimtar në 3-1. Ky ishte goli i 10-të i Muriqit, që po ndihmon Fenerbahce për të qënë në garë për titullin kampion.

Pas 16 takimeve të para, Fenerbahce parakalon Besiktas, teksa numëron 28 pikë në vendin e 3-të, 6 më pak se vendi i parë, që mbahet nga Sivasspor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button