Johnsoni u shërbeu darkë ushtarëve britanikë

Kryeministri britanik, Boris Johnson vizitoi sot bazën ushtarake pranë Tapës, në afërsi të kryeqytetit estonez, Talin, ku u shërbeu trupave britanike drekën e Krishtlindjeve, me gjel deti dhe puding Jorkshajëri, njoftoi BBC.

Të paktën 850 trupa britanike atje përfaqësojnë dislokimin më të madh operativ britanik në Evropë.

Mes të tjerash, Johnson nënvizoi impenjimin britanik përballë NATO-s dhe ruajtjen e kufirit lindor të Estonisë me Rusinë, transmeton Koha.net.

“Pas pak ditësh, të gjithë në atdhe do të festojnë Krishtlindjet me familjet, ndërkohë që ju jeni këtu, shumë larg dhe në një vend të ftohtë. Por, ajo që po bëni është pabesueshmërisht e rëndësishme, sepse është arsyeja për të cilën të gjithë në vendin tonë mund t’i kalojnë Krishtlindjet në paqe dhe siguri”, deklaroi Johnson.

Downing Street tha se Johnson ishte takuar edhe me homologun e tij estonez, Juri Ratas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button