Konferencë: Të përmirësohet dialogu mes OJQ-ve dhe Qeverisë

Nesër nga ora 9.00 do më shumë se 100 përfaqësues të institucioneve shtetërore, sektorit joqeveritar, medieve dhe sektorit civil do të mblidhen në një konferencë të përbashkët regjionale për të diskutuar rreth përforcimit të bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore të Ballkanit perëndimor dhe sektorit Civil.

Në të folës do të jenë  Andris Kesteris, këshilltar kryesor për sektorin civil në drejtorinë për zgjerim të BE-së, euro-ambasadori Aivo Orav, sekretari shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane Jovan Andonovski dhe Karin Schulz drejtoreshë e konsaltingut për zhvillim SIPU International AB.

Konferenca organizohet në hotelin Holiday Inn në Shkup, ndërsa organizohet në kuadër të nga projektit për mbështetje teknike të organizatave qytetare (TAKSO).  Hashtag në Twitter për ndjekjen e konferencës do të jetë #KeepMConf2012./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button