Dëmet nga uraganet dhe përmbytjet këtë vit arrijnë 140 miliardë dollarë

Rreth 40 miliardë dollarë arrijnë dëme nga katastrofat natyrore gjatë këtij viti, publikoi kompania e sigurimeve “Suis Re” me seli në Cyrih.

Kjo është më pak në krahasim me shumën e vitit të kaluar, e cila ka qenë 176 miliardë dollarë, transmeton MIA.

Pothuajse gjithë shuma përfshin dëme nga fatkeqësitë natyrore gjatë vitit, siç janë ciklone dhe vërshime, të cilat kanë shkaktuar humbje ekonomike prej 133 miliardë dollarëve amerikanë.

Kompania zvicerane, gjithashtu kumtoi se rreth 11.000 njerëz në botë kanë vdekur ose janë zhdukur në katastrofa natyrore në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button