Malmstrom: Rrezik rikthimi i vizave, ndëshkimet jo në grup

“Vendimi për pezullimin e vizave në vendet e Balllkanit Perëndimor do jetë individual, jo në grup. Jo liberalizim vizash për shumë vende”, kështu deklaroi komisionerja për Çështjet e Brendshme në BE, Cecilja Malmstrom, e cila paralajmëroi se rritja e azilkërkuesve rrezikon rikthimin e vizave për vendet e këtij rajoni.

“Ka problem me azilkërkuesit, pasi ka një rritje të madhe të nivelit të azilkërkuesve, 75 % më shume këtë vit se në shtatorin e vitit të kaluar çka sjell shumë shqetësim se në disa vende të BE-së, ka më shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj edhe këto vende duhet të kërkojnë shumë përgjegjësi. Kemi kërkuar një deklaratë të përbashkët për të ulur numrin e azilkërkuesve. Sa i përket pezullimit ende nuk ekziston, ajo po diskutohet, por do vendoset para fundit të vitit. Nuk i drejtohet vetëm vendeve të Ballkanit Perëndimor, por është një lloj amendim i kodit me vendet që kemi liberalizim vizash. Vendimi do jetë në bazë individuale, do ketë një propozim nga Komisoni Europian dhe do vendoset me shumicë të cilësuar nga Parlamenti dhe Komisioni Europian. Është bindja ime të mos vijojmë liberalizimin e vizave me shumë vende”,- deklaroi Malmstrom në një konferencë për shtyp, pas takimit të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me BE-në, që po zhvillohet në Tiranë.

Duke iu referuar Shqipërisë, komisionerja Malmstrom tha se nuk mund të ketë asnjë diferencë, pasi problemi me rritjen e azilkërkuesve përfshin gjithë rajonin teksa theksoi se shkak i rritjes së kërkesave për azil janë kushtet e vështira ekonomike.

“Javën e kaluar zhvilluam një takim me të gjithë ministrat e Bashkimit Europian dhe diskutuam çështjen e liberalizimit të vizave dhe shumë ministra ishin të shqetësuar, përfshi edhe per Shqipërinë, pasi ka rritje siç e thashë me 75%. Shumë vende anëtare janë të shqetësuara, kemi pasur diskutime bilaterale, ka shumë shqetësim,  por nuk do jetë nesër, por shumë shpejt në axhendë, nëse nuk ka një ndryshim të tendecës së azilkërkuesve. Nuk mund të veçojmë një vend pasi ka të bëjë me gjithë rajonin”,- tha Malmstrom.

Në takimin dy ditor të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me BE-në, që po zhvillohet në Tiranë, ku temë kryesore është çështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike, Malmstrom kërkoi bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian për luftën kundër trafikut të armëve dhe qënieve njerëzore si dhe korrupsionit.
(e.m/BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button