Ish presidenti i Maqedonisë, Trajkovski u vra!

Boris Trajkovski është vrarë kurse dëshmia më e re se bëhet fjalë për atentat gjendet në Maqedoni. Këtë sot e theksoi Ignat Pançevski, avokati i familjes të njërit prej të pësuarve në aksident para medieve.

Ai gjithashtu potencoi se i tërë operacioni ka qenë gjatë kohë e përgatitur dhe se në të kanë marrë pjesë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Si dëshmi materiale Pançevski thekson ekzistimin e një audio dhe incizimi me satelit, por nuk i dorëzoi materialet duke shpjeguar se nëse shpallen nuk do të mund të përdoren si dëshmi.

“Në Maqedoni janë dorëzuar video materiale se si një avion ushtarak me shenja të një shteti të njohur, me raketë qëllon Kingerin, si është qëlluar krahu i Kingerit, njëkohësisht, si Kingeri bie në tokë, si shpërndahen pjesët gjatë rënies, si kanë ardhur disa makina ushtarake.Në Maqedoni gjenden të gjithë dëshmitë, por nuk ekziston gatishmëri nga organet kompetente  që të arrihet përfundimi”, tha avokati Ignat Pançevski, transmeton Alsat-M. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button