Mustafa: Jemi për koalicion me VV-në, por që do të zgjat 4 ose 8 vjet

Isa Mustafa, kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës u prononcua për media, pas mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie ku ishin të pranishëm anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, kryetarët e komunave dhe deputetë e zgjedhur , transmeton Portalb.mk.

“Në Këshill informova për rrjedhën e bisedimeve mes LDK-së dhe VV. Do të bëjmë përpjekje, për arritjen e koalicionit mes VV-së dhe LDK, duke mos e llogaritur si një koalicion të rivalëve politike, por si koalicion i partive për zhvillim te vendit”, deklaroi ndër të tjera Mustafa.

Ai u shpreh se janë të gatshëm që të ulen me VV-në, në momentet që do të na ftojnë., ku duhet të vendoset për të gjitha figurat udhëheqëse të vendit.

“Do t’i përgjigjemi ftesave të VV-së për takimet e ardhshme. Nëse kemi besim dhe vlerësim reciprok, marrëveshja do të arrihet, marrëveshje që do të zgjatë 4 vjet ose 8 vjet, dhe jo marrëveshje që do të sfidohet menjëherë në zgjedhjen e presidentit”, deklaroi ndër të tjera Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button