Te faqja zyrtare e ministrit, mund të lexoni për recetat e kuzhinës

Kjo vegëz e mëposhtme është ueb-i zyrtar i kabinetit qeveritar.

Por nëse klikoni tek ministrat e mëposhtëm siç edhe janë renditur, disa prej tyre s’hapen fare, disa hapen por me probleme, e disa hapen me receta!.

Çka vihet re menjëherë është se nëse klikoni te ministri në detyrë Pal Lekaj, do t’ju hapet një recetë, shkruan Koha.net.

Kjo si për ironi, shfaqet madje në gjuhën angleze.

“Recetë xhenxhefili për t’u shijuar”, është linku që do të hapet.

Disa prej tyre s’hapen fare, e disa hapen me vegëzën “gjuhaime”.

E nëse e shtypni ministrin në detyrë të MMPH-së Fatmir Matoshi, del biografia e “Lorem Ipsum”!.

Disa prej faqeve të ministrave hapen normalisht, por duket që s’mirëmbahen mirë. Kjo do të tregonte se sa pak mirëmbahet kjo faqe që në të vërtetë do të duhej të jepte informacione të sakta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button