“Syri i Popullit”, Kurti e Konjufca nesër në prokurori për të dëshmuar ndaj Thaçit e Veselit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryetari i saj Albin Kurti dhe nënkryetari Glauk Konjufca janë ftuar nga prokuroria të paraqiten nesër dhe të japin dëshmi për kallëzimin penal që këta dy kishin bërë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamnetarit Kadri Veseli për rastin “Syri i Popullit”.

Më 25 prill të këtij viti Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes, dhe Glauk Konjufca, asokohe drejtues i Grupit Parlamentar, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë dhe deklaratë të rreme nën betim, transmeton Klan Kosova.

“Dëshirojmë të rikujtojmë për opinionin publik se Hashim Thaçi, president i Republikës dhe Kadri Veseli, asokohe kryetar i Kuvendit, kanë deklaruar rrejshëm nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se Kryetari Kurti dhe deputeti Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste”, thuhet në reagimin e tyre.

Pasi VV-ja e quajti lajm të mirë ftesën e prokurorisë Konjufca atëherë i kishte cilësuar dëshmitë e rrejshme të Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”.

“Edhe pse e kemi pritur më shpejt veprimin e prokurorisë, qysh prej fillimit ne kemi shprehur bindjen dhe nuk kemi reshtur kurrë së besuari se brenda sistemit të drejtësisë ka prokurorë të guximshëm të cilët do të guxojnë ta çojnë përpara këtë rast, edhe pse sistemi është ende i kapur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button