Poposki: Duhet shtuar komunikimin me Bullgarinë për të rritur besimin

Komunikimi i zmadhuar mund vetëm ta rris nivelin e besimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe t’i rris mundësitë për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.

Ky është qëndrimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, pasi të enjten përmes një letre e ftoi kolegun e tij bullgar Nikollaj Mlladenov që ta vizitojë Shkupin, ftesë të cilën shefi i diplomacisë bullgare e hodhi poshtë përmes mediave.

“Joformalisht shumë shpesh kemi mundësi që të takohemi, pa varësisht nëse është në Kombet e Bashkuara, në nivel të ministrave të punëve të jashtme të pakten rregullisht takohemi. Ajo që konsideroj se është me rëndësi të veçantë është, gjithashtu, edhe gjesti. Nëse flasim për fqinjësi të mirë, përsërita se gjënë e parë për të cilën mendojmë është sinqeriteti, të qenurit i hapur, komunikimi i hapur dhe në këtë kontekst konsideroj se shkëmbimet e vizitave mes ministrave të punëve të jashtme apo përfaqësuesve politik nga vendet fqinjë është diçka për të cilën doemos duhet të punojmë dhe që do të duhej t’i shpreh marrëdhëniet të cilat janë në nivel të shkëlqyer mes qytetarëve dhe bizneseve të të dyja vendeve, konkretisht kjo ka të bëjë edhe me marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Sidoqoftë, nuk mendoj se ka diçka negative në komunikimin e rritur. Për kundrazi, mendoj se rritja e komunikimit mund vetëm ta rris nivelin e besimit dhe t’i rris mundësitë për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen”, deklaroi Poposki.

Pasi që Mlladenov theksoi përmbajtjet në librat shkollore të historisë në Maqedoni lidhur me Maqedoninë e Pirinit, Poposki përsëriti qëndrimin se historia duhet lënë historianëve.

“Mendoj se kemi arritur pajtim të caktuar rreth tezës se historia duhet lënë historianëve. Konsideroj se nëse i përmbahemi këtij parimi, mund të sigurojmë nivel më të mirë të bashkëpunimit”, tha Poposki. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button