Më 18 nëntor, marsh për rritjen e reproduksionit

Një grupë organizatash joqeveritare më 18 nëntor në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të organizojnë marsh me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve që të fillojnë të lidhin martesa dhe të lindin fëmijë, respektivisht të thirren në reproduksion të nacionalitetit, publikoi “A1on”.

Vlerat familjare janë në krizë, assesi nuk guxohet të lihen anash vlerat tradicionale të popullit dhe shtetit tonë, thonë nga OJQ-të.

“Marshi organizohet për shkak të “gjendjes serioze” me të rinjtë që e vënë në pikëpyetje ekzistencën e kombit. Të rinjtë ne Maqedoni thirrjeve të tilla më së shumti i përgjigjen që nuk është problem, nëse shteti i’ u gjen punë dhe vend për jetesë, sepse nëse nuk kanë kushte për vete, atëherë si të sigurojnë për jetën në bashkësi”, thuhet në lajmin e portalit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button