Të punësuarit në Aeroportin e Shkupit vjedhin nga çantat e udhëtarëve

Forcat e sigurisë së ‘Tav Maqedoni’ mbrëmë kanë zbuluar se tre zyrtarë të aeroportit për të cilët dyshohet se kanë vjedhur gjësende me vlerë nga çantat e udhëtarëve.

Pas zbulimit të rastit, ekipet e kanë njoftuar policinë dhe bashkë me të punojnë në zbardhjen e rastit.

Siç kumtojnë nga TAV Maqedoni, bëhet fjalë për zyrtarë të cilët punojnë në bartjen e çantave të fluturimit të avio kompanisë ‘Air Berlin’.

Në komunikatë qëndron se Aeroporti vazhdimisht monitoron 24 orë çdo ditë. Përskaj udhëtarëve, gjatë hyrjes dhe daljes nga pikat kontrolluese, hetimi bëhet edhe ndaj të punësuarve të aeroportit, si dhe ekipeve të policisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button