Kurti-Konjufca dhanë deklarata kundërthënëse për ndarjen e posteve me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës as sonte nuk janë marrë vesh për ndarje të posteve. Të dy partitë janë pajtuar të vazhdojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes finale. Por Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes për herë të parë zbuloi mbrëmë shumë nga takimet me Isa Mustafën, shkruan Insajderi, transmeton Portalb.mk.

“Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, tha sonte Kurti, shkruan Insajderi.

Më tej, ai ka treguar se i ka propozuar kreut të LDK-së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Edhe pas kësaj, lideri i VV-së thotë se Mustafa donte të zgjedhtë i pari.

“Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button