Nga java e ardhshme bien temperaturat, pritet shi dhe borë

Moti i ngrohtë do të zgjasë deri në fund të kësaj jave, thonë meteorologët. Nga java e ardhshme na pret mot më i ftohtë me reshje shiu dhe bore. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato të mëngjesit do të jenë nën zero.

Nga mesi i kësaj jave priten të reshura të cilat do të bëhet më intensive nga e enjtja.

Nga Instituti meteorologjik thonë se, prapëseprapë, temperaturat e regjistruara gjatë muajit nëntor do të jenë mbi ato mesataret dhe kjo ndodh për shkak të ngrohjes globale. Një analizë e mëparshme e Bankës botërore rezultoi se Maqedonia do të jetë një nga shtetet më të prekura nga ndryshimet klimatike në botë dhe prandaj duhet të ndërmerren masa përkatëse dhe të investohet në të a.q. politikë të gjelbër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button