Për Antonio Milloshoskin, përçarja e maqedonasve sjell flamurin e madh shqiptar

Deputeti i partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski në “Twiter”, dje shkroi: Sa më e madhe të jetë përçarja mes maqedonasve, aq më i madh do të jetë edhe flamuri shqiptar. Rroft Maqedonia!

Komenti i deputetit vjen pas kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin e organizoi partneri i koalicionit i VMRO-së, në Qeveri, BDI dhe vendosjes së flamujve të mëdhenj nga ana e Ali Ahmetit dhe prefektëve të tij në më shumë lokacione në vend. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button