Klinton uron popullin shqiptar

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka uruar popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Në një deklaratë për shtyp, Klinton vlerëson hapat përpara që ka bërë Shqipëria ndërsa kërkon që të ecet përpara me reformat dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe transparente.

“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e kënaqur për t’iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor. Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t’i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar” thekson Klinton.

Sekretarja amerikane Klinton ka vlerësuar gjithashtu Shqipërinë si partner dhe mik të SHBA-së.

“Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, diheni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, përfundon deklarata për shtyp e sekretares Klinton.

Lajme të ngjashme

Back to top button