Arriti në treg BMW X4

Arritën tashmë edhe fotografitë ekskluzive të modelit të ri të “BMW-së”, atij X4. Kjo është shenjë më shumë se e qartë se kompania bavareze është duke përgatitur që përkrah modeleve ekzistuese X5 dhe X6 të paraqes edhe një model dhe kështu të përmbushë zbrazëtinë e cila duket se ekziston në këtë seri të makinave me shenjën X.

Dhe derisa shumica konsiderojnë që X6 është njëri nga modelet më të suksesshëm në historinë e “BMW-së”, megjithatë si duket X6 kurrë nuk ka arritur të bëhet hit i vërtetë në treg. Dhe këtë gjë tani kjo kompani përpiqet ta arrijë me modelin BMW X4.

Sipas shefit të “BMW-së”, Norbert Reithofer, X4 do të prodhohet duke u bazuar në modelin X3. Kjo do të thotë që X4 do të huazojë nga modeli X3 sistemin e tërheqjes, përkatësisht agregatët me turbombushës me 240, përkatësisht 300 KF, me vëllim dy përkatësisht tri litra.

Po ashtu është e mundshme që në disa tregje të vijnë edhe agregatet me fuqi më të vogël (182 kuaj fuqi). Njëherësh, është më se e sigurt që modeli X4 do të jetë i pajisur edhe shumë novacione nga sistemi për kursimin e karburanteve, të cilat vijnë nën shenjën “Efficient Dynamics”.

BMW X4 me dimensionet e tij do të jetë gati identik me modelin X3, por sipas disa burimeve ai do të jetë pak më i ultë se ai. Ajo që mbetet të shihet është se a do të arrijë X4 të rikthejë entuziazmin që mbretëroi ato ditë kur BMW X6 për herë të parë u prezantua./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button