Nesër fillon Forumi në Uashington, Gashi dhe Dimovski përfaqësojnë vendin
Forumi i 19-të parlamentar transatlantik në Uashington do të fillojë me 9 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 11 të po këtij muaji, transmeton Portalb.mk.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski.
Në këtë Forum, fjalë rasti pritet të kenë përfaqësuesit e lartë të Këshillit Atlantik, Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, profesor e analistë të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes.
Armët bërthamore, siguria, rendi global, NATO, SHBA, Irani, Gjiri i Golfit, Lindja, Rusia, Ukraina, Afganistani dhe Siria; janë temat kryesore që do të shtjellohen në këtë Forum.
Forumi ka për qëllim që të informohen përfaqësuesit parlamentar të NATO-s dhe aleatët me politikat globale.