320 fëmijë u nisën për pushime verore falas

Grupi i parë prej 320 fëmijëve, nisën për të shfrytëzuar pushimin dhe rekreimin falas në Strugë dhe Pelister. 

Pushimi zgjatë shtatë ditë, tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov i cili bëri përcjelljen e tyre nga stacioni i autobusëve në Shkup.

Fëmijët janë prej familjeve raste sociale.

‘120 fëmijë do të bëjnë pushime verore në pushimoren ‘Majski Cvet’ në Strugë, ndërsa 200 tjerët në Pelister. Në çdo shtatë ditë do të dërgohen grupe të reja fëmijësh, ndërsa gjithsej në projekt janë përfshirë 2000 fëmijë. Pushimi është falas, ndërsa projekti përfshin shumë aktivitete edukativo-arsimore, sportive, rekreative dhe kulturore’ tha Spasov.

Planifikohet që me projektin të vazhdohet njëjtë sikur edhe vjet edhe gjatë dimrit, ndërsa në pushime dimërore do të dërgohen vetëm 1000 fëmijë.

Në këtë projekt është i kyçur edhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë, të cilët do të përkujdesen dhe shoqërojnë fëmijët në pushim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button