Fillon ‘Marshi i Shqiponjës’ në Shkup

Qindra nxënës dhe studentë por edhe qytetar tjerë, sot pritet të marshojnë rrugëve të Shkupit të veshur kuq e zi.

Këtë marsh e organizojnë nxënës dhe profesorë të shkollave të mesme të Shkupit, të përkrahur nga Komuna e Çairit, tha Dardana Sadiku, njëra ndër nxënëset organizatore.

“Pasi morëm lajmin që më 25 Nëntor, të dielën, do të përurohet një tjetër bust në Shkupin e lashtë, bëhet fjalë për bustin e Shqiponjës. Me këtë rast shoqata jonë, duke bashkëpunuar me kryesine e nxënësve të shkollës ekonomike, ‘Unique Code’, vendosëm që këtë ngjarje ta bëjmë më voluminoze, duke u mbledhur të gjithë së bashku në një marrsh, jo rastësisht te titulluar ‘Marrshi i Shqiponjave” tha ajo.

Sadiku fton të gjithë të interesuarit me simbole kombëtare të mblidhen tek Parku në Çair, për të nisur Marshin.

“Andaj ftojmë të gjithë te interesuarit për të qenë pjesë e këtij marrshi, që të dielën të jenë në Parkun e Çairit në orën 13:00, prej ku do të filloj marshimi, i cili do të përfundoj në vendndodhjen e bustit. Mundësisht, marshuesit të jenë të veshur me ngjyrat simbolike të popullit tonë, apo të shoqëruar me flamuj kombëtarë”, bëri thirrje Sadiku./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button