Përsëri ngelëm në klasë të njëjtë

Dje u publikuan rezultatet e testimit ndërkombëtar të nxënësve të shkollave fillore

– I ashtuquajtur: PISA. Në cilësinë e punëtorit shumëvjeçar në lëmin e arsimit, deshta të shpreh vlerësimin tim analitiko-komparativ në këtë kontekst.

Ku jemi ne?

Në vitin 2015 rezultatet e testimit në lëndët: shkencë, matematikë dhe lexim, nxënësit tanë rangohen në vendin e 67 (nga 70 vendet e botës), kurse në vitin 2018, u ranguam në vendin e 68 (nga 78 vende).

Ka  diçka që ngec në sistemin tonë arsimor në R.M.V. Sa më parë që ta kuptojmë këtë fakt, aq më  agjil e ndërveprues do të jemi –  për të ndryshuar diçka nga kjo situatë e katandisur e kësaj veprimtarie që po mbytet në këtë detë gjithnjë të trazuar e të tunduar të trendeve ndërkombëtare, që, dorën në zemër, disa notues të shkathtë, këto dallgë të trazuara suksesshëm po i çajnë e i përballojnë.  E, neve  “përsëritja na përsëritet përsëri”. Në arenën ku matemi me peshoretn e ndërkombëtarëve, dalim gjithnjë të fundit. Keq e më keq. Në vitin 2015 rezultatet e testimit në lëndët: shkencë, matematikë dhe lexim, nxënësit tanë rangohen në vendin e 67 (nga 70 vendet e botës), kurse në vitin 2018, u ranguam në vendin e 68 (nga 78 vende). Në këtë rast nuk dua të mirrem gjatë me budallallëqet e protagonistëve të pispillosur të veshur me petkun e politikës (gjithashtu të dështuar), që turren para kamerave duke paraqitur limonin e tharët si të ëmbël. Boria  e politikës merr dhenë: Sukses! Sukses! Sukses! Tetë vende jemi ngjitur më lartë… O, Zot’i madh! Fali se s’dinë se ç’bëjnë!

LISTA E SHTETEVE TË PËRFSHIRA NË TESTIM DHE RANGIMI I TYRE

Rangimi PISA
Rangimi PISA

T’i lëmë anash këto broçkulla, të kthehemi in medias res, apo në thelb të çështjes! Ne mësuesit, mësimdhënësit,  pedagogët dhe mbarë sistemi ynë arsimor,  patjetër të pretendojmë që fëmijët t’i mësojmë  se si të mendojnë e, jo çka të mendojnë. Pra, ata duhet t’i mësojmë se si të mësojnë  e , jo t’u japim mësime të gatshme. Duhet t’i mësojmë ata se si dhe ku të kërkojnë informacion e dije, e jo t’i ngarkojmë e t’i ndrydhim ata me barën e njohurive e dijeve të paseleksionuara e pa shoshitura. Sot, ky është misioni i mësuesit si menaxhues i dijes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button