Strugë, marsh në përkujtim të 100 vjetorit të shtetësisë

Me qindra struganë sot parakaluan në rrugët kryesore të qytetit për të përkujtuar 100 vjetorin e shtetësisë shqiptare.

Në krye të marshit qëndronin aktorët Xhevat Limani dhe Pajazit Murtishi të shoqëruar nga qytetarë të shumtë të Strugës të cilët në duar mbanin flamuj kombëtar.

Pjesë e marshit ishte edhe një karrocë e vjetër që simbolizonte rrugëtimin e Ismail Qemalit gjatë shkuarjes për në Vlorë për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912.

Ndërkohë në nderim të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në respekt të patriotëve dhe nënshkrusve të këtij akti të lartë që përfaqësuan krahinën e Strugës dhe Ohrit më Kuvendin e Vlorës , nesër në orët e para të mëngjesi  nga Strugë për të kujtuar këtë ngjarje të rëndesishme të kombit shqiptar do të organizohet një marsh disa ditor në drejtim të Vlorës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button