Heq flamurin shqiptar në Tetovë dhe lëndon një polic

Tani për tani një person i panjohur të shtunën gjatë tentimit që të legjitimohet prej dy policëve, njërit i shkaktoi lëndim me thikë, ndërsa më vonë u konstatua se është hequr flamuri shqiptar nga Pallati i Kulturës në Tetovë.

Të shtunën herët në mëngjes rreth orës 05.00, në Tetovë në rrugën “Marshall Tito”, derisa dy policë siguronin Pallatin e Kulturës, vërejtën një person të panjohur se si del nga Pallati i cili kur u urdhërua të ndalet ai filloi të arratiset, ndërsa gjatë tentimit për ta kapur, i panjohuri me thikë lëndoi njërin prej polcëve, pas çka iku.

Pas kësaj, nga ana e nëpunësve policorë u konstatua se është hequr flamuri shqiptar i cili ishte vendosur në pjesën e përparme të Pallatit të Kulturës.

Policia e Tetovës kumtoi se është duke ndërmarrë masa për zbulimin e kryerësit dhe zbardhjen e plotë të rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button