Dollogozhda, fshatit të lashtë i ik rinia

Një nga vendbanimet më të vjetra në fushëgropën e Strugës është edhe fshati Dollogozhdë i cili ndodhet në pjesën veriore rrezë malit Karaorman në një lartësi mbidetare prej 720 metra. Burimi i ermi Dollogozhdë edhe sot e kësaj dita ka teza të cilat sipas gojëdhënave shpjegohen në këtë mënyrë. Pasiqë në veri ka malin Karaorman, në lindje Krasten dhe në jug fushën ndodhet në lugë, thuhet se dikur është quajtur Luguoshtë, varianti i dytë është Guri i Bardhë sepse shkëmbinjtë janë gëlqeror dhe kanë ngjyrë të bardhë, dhe varianti i tretë është kur fshatarët e Poumit kanë zbritur poshtë kanë thënë “dola poshtë” që kur i bashkojmë këto fjalë fitohet emri Dolloposhtë.

Që Dollogozhda është vendbanim i vjetër këtë e dëshmojnë edhe faktet, dokumentet dhe gjetjet arkeologjike, ndërsa shumë flet edhe pema e lartë dhe vjetër në mes të fshatit e cila në gjuhën e këtij rajoni quhet Rrapi. Pa asnjë hamendje dhe pakurrfarë dyshimi, vërtetohet qartë se në Dollogozhdë haset kulturë ilire dhe arbërore – shqiptare. Në vendin sot të quajtur Seteli, “Shën Ilia “ hasim varreza ilire të quajtura Tumba, dhe shumë gjëra të tjera siç janë Unaza e Dollogozhdës, helmetë e ushtarit Ilir etj.

Në mesjetë rreth viteve 1500 Struga i përkiste Nahijës së Ohri dhe kryesisht popullata është marrë me bujqësi, blegtori dhe që duhet të veçohet me punimet e zejtarisë së argjilit ku janë dalluar për enët e baltës dhe në veçanti të Çerepit (Tepsi për pjekjen e Bukës). Vlen të theksohet se gjatë periudhës për çlirim nga Perandoria Osmane dhe pushteti Serbo-Bullgar në vitet 1910-1913 dollogozhdarët kanë marrë pjesë aktive në kryengritjet ku një pjesë kanë rënë edhe viktima të hakmarrjes serbe ku u dënuan me pushkatim si pjesëmarrës në kryengritjen e Petrenjës, Alim Ronga, Qamil Xhelili dhe Jaja Dauti.
Në luftën e Dytë botërore morën pjesë aktive dhe luftuan në brigadën e VII dhe të IV sulmuese shqiptare deri në frontin e Stremit ku e dhanë jetën dhe u plagosën shumë Dollogozhdarë.

Popullata në Dollogozhdë është shqiptare dhe i përket besimit Islam. Që në kohët e lashta popullata e Dollogozhdës vërehej si arsimdashëse, bujare dhe punëtor.

Në këtë fshat është shumë i thksuar edhe migracioni dhe sidomos i rinisë, e cila për shkaqe fillimisht politike dhe më pas ekonomike kanë migruar në SHBA, Zvicër, Austri Gjermani por edhe në Australi.

Por edhe sot e kësaj dite edhe pse mërgimtarët Dollogozhdarë janë në mërgim zemrën dhe shpirtin i kanë në vendlindje, ku vazhdimisht kontribuojnë në çdo aspekt për rindërtimin e fshatit. Nga shoqata e dollogozhdarëve në Zvicër, e cila ka qenë shumë aktive me projekte të ndryshme për investime në fshat projektet e fundit më madhështore janë ndihma financiare në Xhaminë e Re të fshatit por edhe ndërtimin fushës sportive tëk Shkolla “Nuri Mazari”, projekte të cilat kanë kushtuar me dhjetëra mijëra euro.

Sot në Dollogozhdë veprojnë edhe Klubi Futbollistik dhe Shoqëria kulturoro-artistike, të cilët permes punës së tyre të pandërprerë dhe aktiviteteve edhe jashtë vendit mbajnë gjallë dhe shfaqin kudo traditat dhe kulturën e Dollogozhdës.

Dollogozhda me kujtohet dhe mbahet mend edhe për kontributin e saj madhor në luftërat e fundit për liri të shqiptarëve ku djemtë e këtij fshati ishin aktivë po edhe në radhët udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila luftoi në vitin 2001 për të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni. Shumë djem të rinj në mënyra të ndryshme ndihmuan të dy këto lëvizje me rëndësi të madhe kombëtare ku mjaft mirë mbahet mend dhe përmendet Nuri Mazari i cili mbante nofkën “Komandant Struga”. Një reportazhë e këtillë do të ishte e paktë për të folur për veprat dhe heroizmin e tij.

       

Lajme të ngjashme

Back to top button