Basha: Në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se ka qenë në njësinë numër gjashtë në Tiranë dhe se aty kishte qindra banesa të pa banueshme.

Sipas Bashës banorët janë shprehur se janë lënë jashtë vëmendjes dhe janë braktisur, transmeton Top Channel.

Statusi:

Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.

Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button