Taulant Capa: Ja pse e qëllova Gruevskin

Unë jam autori, bashkë me disa aktivistë të tjerë. Është kjo dëshmia ekskluzive që jep aktivisti i Partisë Civile Taulant Capa për televizionin A1 Report lidhur me incidentin me makinën e kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, e cila u qëllua me vezë në shenjë proteste ndaj politikave të tij përkundrejt shqiptarëve nëMaqedoni.

Kryeministri maqedonasn dodhej në një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Sali Berisha. Pas një takimi të zhvilluar mes homologëve në forumin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, makina e kryeministrit maqedonas është qëlluar nga aktivistë të Partisë Civile.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në kryeqytet teksa makina largohej nga ambientet e Hotel “Sheraton” aty ku u zhvillua takimi i homologëve.

Në një prononcim ekskluziv për televizionin A1Report Taulant Capa rrëfen arsyet e këtij veprimi. Ai thotë se qëlluan me vezë makinën e kryeministritmaqedonas për “hir të diskriminim të shqiptarëve maqedonas në Maqedoni.” Sipas tij, edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.

Capa thotë se për shkak të diskriminimit nga politika e Gruevskit, shqiptarëtmaqedonas largohen drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë.

“Pikërisht në prag të 100-vjetorit vjen kryeministri maqedonas me pafytyrësinë më të madhe. Nuk mund të shikojmë në mes të Tiranës flamujmaqedonas në një takim i cili realisht pritej të kishte incidente, pasi ky person i ka diskriminuar shqiptarët në Maqedoni. Shqiptarët janë mashtruar nëpërmjet fjalëve të bukura gjatë fushatës elektorale por pastaj janë zhgënjyer.”, -u shpreh Capa për Tv A1Report.

Ai thotë se pas veprimit u largua menjëherë nga vendi, ndërsa tregon se policië u vunë në ndjekje të tij. Ai rrëfen se aktualisht gjendet i fshehur diku dhe se nuk do të dorëzohet në polici pasi do të festoj 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i lirë.

“Unë jam larguar nga vendi i ngjarjes duke u fshehur diku dhe jam në dijeni që policia shqiptare po më kërkon, por unë dua të jem i lirë më 28 nëntor. Nuk kam frikë nëqoftëse do ndalohem nga policia por unë thjesht dua të jem i lirë npër 100-vjetor. Kemi goditur me vezë makinën e kryeministrit”, tha Capa. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button