Berisha: Do ta restaurojmë me paratë tona shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Në kuadër të 100-Vjetorit të Pavarësisë, qeveria shqiptare do të jetë kontribuuese kryesore në restaurimin e shtëpisë muze, ku u mblodh “Kongresi i Manastirit” për përcaktimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir.

Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha i kërkoi Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, që nëpërmjet Institutit të Monumenteve të Kulturës të dërgohen ekspertë dhe të merren kontaktet me Ministrinë e Kulturës dhe autoritet e Maqedonisë, që ky muze të rikonstruktohet menjëherë.

Më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose i quajtur ndryshe Kongresi i Alfabetit për diskutimin e një alfabeti të njësuar, që do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button