Berisha: Shqiptarët kontribuojnë për stabilitetin e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sot është mysafir i kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se në takimin me Gruevskin kanë biseduar  për projekte që priten të zhvillohen mes dy vendeve, ndërsa kanë biseduar edhe për liritë dhe të drejtat e qytetarëve në të dyja vendet.

“Ne e vlerësojmë rolin e shqiptarëve në paqe, stabilitet dhe zhvillim të Maqedonisë, ndërsa kontributi i tyre në këtë drejtim shihet edhe me interesimin për progresin e vendit edhe në shoqërinë multietnike si mundësi e artë për t’u bërë shembull i shkëlqyer i Siujdhesës Ballkanik. Unë besoj se nënshtetasit shqiptar kanë të drejtë dhe duhet të kenë të drejtë që të prononcohen pa kurrfarë problem dhe tërësisht e respektojnë prejardhjen e tyre etnike, deklaroi Berisha.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisëtha se të dy palët e kanë përcaktimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçmas në infrastrukturë.

Gruevski i uroi Berishës për mbështetjen në Bashkimin Evropian. Ai deklaroi se Maqedonia dhe Shqipëria do të gjenden në Bashkimin Evropian.

Paraprakishtë, përfaqësues të të dyja shteteve nënshkruan marrëveshje për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Trebisht-Xhepishtë, si dhe marrëveshjen për lëvizje të lirë të nënshkruar nga të dy ministrat e Transportit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button